ARTISAN 4.0: Tryezë e rrumbullakët në Shkodër mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të zejtarisë në Shqipëri
Mbështetja publike, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkufitar në fokus të diskutimeve
Në kuadër të projektit ARTISAN 4.0, i zbatuar përmes Programit Interreg IPA South Adriatic, Nucleus Albania do të organizojë në Shkodër një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorit të zejtarisë/artizanatit, aktorëve publikë dhe organizatave mbështetëse.
Aktiviteti synon të krijojë një platformë dialogu dhe bashkëpunimi për identifikimin e sfidave kryesore të sektorit, përmirësimin e mekanizmave të mbështetjes publike dhe promovimin e inovacionit e të digjitalizimit, duke ruajtur njëkohësisht vlerat e zejtarisë tradicionale.
Tryeza e rrumbullakët do të organizohet rreth tri sesioneve tematike:
Sesioni I – Sfidat e zejtarisë/artizanatit dhe bashkëpunimi institucional. Sesioni do të nisë me prezantimin e analizës kombëtare mbi gjendjen e sektorit të zejtarisë dhe mbështetjen institucionale në Shqipëri, bazuar në të dhënat e mbledhura përmes pyetësorit të zhvilluar në kuadër të projektit. Diskutimet do të përqendrohen në identifikimin e pengesave kryesore që ndikojnë në zhvillimin e sektorit, nevojat e zejtarëve dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit me aktorët publikë.
Sesioni II – Zgjidhjet dhe modelet e mbështetjes publike. Përmes punës në grupe, pjesëmarrësit do të diskutojnë masa konkrete, praktika të mira dhe modele të mbështetjes publike që mund të kontribuojnë në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit.
Sesioni III – Bashkëpunimi ndërkufitar dhe Zejtaria 4.0. Diskutimi i përbashkët do të fokusohet në mundësitë e digjitalizimit, përdorimit të teknologjive të reja, promovimit të produkteve dhe krijimit të partneriteteve ndërkufitare.
Nga kjo tryezë pritet të dalin rekomandime dhe propozime konkrete për përmirësimin e mbështetjes publike, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve dhe identifikimin e iniciativave të përbashkëta në nivel kombëtar dhe ndërkufitar.
Përmes këtij aktiviteti, Nucleus Albania, në kuadër të projektit ARTISAN 4.0, synon të kontribuojë në zhvillimin e një sektori zejtarie më konkurrues, inovativ dhe të qëndrueshëm, duke lidhur trashëgiminë tradicionale me mundësitë e ekonomisë digjitale dhe bashkëpunimit rajonal.
ARTISAN 4.0: Round Table in Shkodra to Explore Challenges and Opportunities for Craftsmanship Development in Albania
Public Support, Innovation and Cross-Border Cooperation at the Centre of Discussions
Within the framework of the ARTISAN 4.0 project, implemented under the Interreg IPA South Adriatic Programme, Nucleus Albania will organise a round table in Shkodra, bringing together artisans, public stakeholders and business support organisations.
The event aims to provide a platform for dialogue and cooperation to identify key challenges facing the craft sector, explore opportunities to improve public support mechanisms and promote innovation and digitalisation while preserving traditional craftsmanship and cultural heritage.
The round table will be structured around three thematic sessions:
Session I – Challenges Facing Artisans and Institutional Cooperation. The session will begin with a presentation of the national review of the craft sector and existing institutional support in Albania, based on data collected through the questionnaire developed within the project. Discussions will focus on identifying the main barriers affecting the development of the craft sector, artisans’ needs and opportunities to strengthen cooperation with public stakeholders.
Session II – Solutions and Models of Public Support. Through group work, participants will explore practical measures, good practices and public support models that can contribute to the development and sustainability of the sector.
Session III – Cross-Border Cooperation and Artisan 4.0. A joint discussion will explore opportunities related to digitalisation, the adoption of new technologies, craft product promotion and the development of cross-border partnerships.
The round table is expected to generate practical recommendations and proposals for improving public support mechanisms, strengthening stakeholder cooperation and identifying potential joint initiatives at national and cross-border levels.
Through this initiative, Nucleus Albania, within the ARTISAN 4.0 project, aims to contribute to a more competitive, innovative and sustainable craft sector by connecting traditional craftsmanship with the opportunities offered by the digital economy and regional cooperation.

