Ky projekt është financuar nga Republika Federale Gjermane, Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, nëpërmjet “Deutsche Gesellschaft fuer Internationale Zussamenarbeit (GIZ).
Objektivi: Ekspertizë në zbatimin e metodës bërthamë, duke synuar maksimizimin e avantazheve krahasuese dhe duke rritur kapacitetet e NMVM-ve për risi dhe zhvillim; zhvillimi i NMVM duke synuar rritjen e kapaciteteve për të qenë konkurrues, inovativ si dhe të qendrueshëm në tregun vendas dhe të eksportit, për të themeluar dhe mirëmbajtur një rrjetëzim dhe informacion kombëtar, dialogun, platformën promocionale të NMVM -ve të organizuar brenda shoqatave dhe dhomave. Qëllimi i organizimit ishte për të mbështetur NMVM-të nëpërmjet metodës bërthamë me qëllim zhvillimin e konkurrueshmërisë.
Metoda Bërthamë ka si synim mobilizimin e sipërmarrjeve, veçanërisht të NMVM-ve dhe stimulimin e proceseve të zhvillimit të organizatave në organizata me antarësi bizneset (dhoma ose shoqata). Bërthama (nucleus) është një grup pune i cili zakonisht përbëhet nga 10-12 kompani të të njëjtit sektor, të të njëjtit rajon që moderohet nga një këshillues biznesi dhe që është i punësuar ose i kontraktuar nga një dhomë ose shoqatë. Kjo qasje thelbësore stimulon ndryshimin në nivel firme si dhe fuqizon nga ana institucionale shoqatat/dhomat ose organizata të tjera pritëse.
Zonat e synuara: Tirana, Durrësi, Shkodra, Gjirokastra, Korça, Dibra.
Përfituesit: 500 NMVM (bujqësia, blegtoria, bletaria, turizmi, artizanatit, etj.).