Arritjet e Nucleus Albania
NA ka arritur me sukses të mbështesë 1000 Ndërmarrje Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVM) deri në fund të vitit 2019 dhe vazhdon t’i mbështesë ato dhe në vazhdim. Interesi i madh nga ana NMVM-ve ndaj metodës “bërthamë”, tregon se kjo metodë që bazohet në këshillimin në grup ka qenë mjaft efektive për sipërmarrësit. Për më tepër, NA ka arritur të kryejë një trajnim për trajnerët se si të punojnë si këshillues biznesi duke zbatuar metodën “bërthamë”. Në total janë trajnuar 115 këshillues biznesi për periudhën 2015 – 2019. Përmbajtja kryesore e trajnimit ndërkombëtar për metodën “bërthamë” është përshtatur për kontekstin e NMVM-ve në Shqipëri.
Rezultatet:
- Themelimi i rrjeteve me anëtarët e bërthamave dhe bërthamave me njëra-tjetrën. Janë krijuar 30 klaster.
- Zhvillimi i modeleve të suksesshme të zinxhirit të vlerës dhe replikimi në rajone të tjera.
- Krijimi i marrëdhënieve të biznesit midis bërthamave dhe NMVM-ve/ me këshillim në grup (sipërmarrësit ndihmojnë sipërmarrësit); takimi B2B midis/ brenda sektorit; midis/ ndërmjet rajoneve.
- Transferimi i praktikave më të mira midis bërthamave brenda rajonit e midis rajoneve. Mbështetja e NMVM-ve nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave, pjesmarrjeve në panaire kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Bashkëpunimi me organizata partnere të NA si dhe me organizata të tjera në lidhje me realizimin e zinxhirit të vlerës.
- Aktivitete trajnimi specifik në lidhje më sektorët ku ka ekspertë të fushës (menaxhim financiar, efikasitet të burimeve, menaxhim të kohës, marketingu online, menaxhim i burimeve njërëzore, vlerësim i ndikimit të mjedisit, shërbime agronomike, standartet e sigurisë ushqimore etj.). Trajnime – asistencë teknike për: menaxhimin e hoteleve dhe restoranteve; kategorizimi i hoteleve sipas shërbimeve që ofrojnë: shërbimi, pastrimi dhe bari; marketing online; përllogaritja e kostove; edukimi i konsumatorit, zinxhiri i vlerës dhe risitë.
- Trajnimi për diversifikim të produktit; marketing; metoda të reja duke përdorur materiale të ndryshme etj.
- Pregatitja e manualëve; fletëpalosjeve për sëmundjet; shërbimet agronomike; hartat turistike etj.
- Mbështetje për NMVM-të për të aplikuar në skemat e granteve (pregatitja e biznes planeve; hartimi i projekt propozimeve).
- Implementimi i projekteve të financuar nga donatorë. Skemat “kupon” për projektet e Bashkimit Europian.