Financuar nga Bashkimi Europian, mbështetur nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC). Shkurt – Tetor 2020.
Objektivat: Zhvillimi i aktiviteteve ndërkufitare ekonomike, nëpërmjet modeleve të qëndrueshme të turizimit bazuar në vlerat trashëgimore natyrale, tradicionale, për të krijuar bashkëpunim ndërkufitar brenda dhe përtej sektorëve potencial: gastronomi, artizanat, shërbime, trashëgimi kulturore si dhe turizëm të aventurës, për të rritur kapacitetet e bizneseve për të qenë më tërheqës nëpërmjet ndërhyrjeve të shkallëve të vogla si dhe promovimit efektiv, për të fuqizuar zinxhirin e vlerës nëpërmjet promovimit të shtigjeve lokale me tematikë të aventurës dhe të trashëgimisë kulturore, si dhe me produkte që rrisnin punësimin.
Rezultatet kyçe të projektit: Bashkëpunim i jashtëzakonshëm i krijuar midis sipërmarrësve brenda dhe midis sektorëve, brenda dhe midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, 5 shtigje të reja për ecje dhe çiklizëm, (34 km) shteg duke filluar nga Tushemishti (Shqipëri) dhe duke mbaruar në Ohër (Maqedoni e Veriut), si produkte inovative turisitke që do të mobilizojë komunitetin në të dyja anët e liqenit të Ohrit, që të punojnë së bashku për të zhvilluar dhe promovuar ekonominë lokale. Promovimi i produkteve tradicionale si dhe agroturizmin si pjesë e zinxhirit të vlerës në zonat përkatëse, duke organizuar festivale lokale me pjesmarrjen e të gjithë palëve të interesuar. Pregatitja e ekspozitorëve me produkte “Merrni me vete”, të cilat u vendosën në hotelet dhe restorantet për të promovuar produktet e zonës.
Shtrirja e projektit: Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut.
Përfituesit: 100 NMVM, 50 furnizues të produkteve turistike (hotele, restorante, shtëpi pritëse), 20 tur operator, rreth 5000 turist dhe vizitor, etj.