Metoda “BËRTHAMË”
Është një mënyrë për të bashkuar NM VM-të, për të bashkëpunuar në identiFkimin e problemeve, për të gjetur së bashku zgjidhjet dhe për të organizuar aktivitete të përbashkëta bazuar në plane veprimi të zhvilluara bashkarisht.
Është një koncept i testuar ndërkombëtarisht duke filluar nga eksperienca në Amerikën Latine që nga viti 1991. Përqëndrohet në përmirësimin e karakteristikave, sjelljeve dhe
modeleve negative universale të NMVM-ve. Sipërmarrësit nga i njëjti sektor e perceptojnë njëri-tjetrin si konkurrentë dhe bllokojnë njëri- tjetrin në vend të ofrimit të mbështetjes dhe shkëmbimit të eksperiencave. NMVM-të nuk kanë besim tek qeveria, tek organizatat mbështetëse, tek furnitorët, klientët, madje as tek kolegët; ata i konsiderojnë vështirësitë e tyre individuale dhe ekonomike si faktorë të jashtëm që nuk varen nga performanca e tyre; dhe së fundmi, shumë NMVM përqëndrohen shumë pak në potencialin e tyre vetë-ndihmues.
Bërthama është një grup sipërmarrësish nga i njëjti sektor dhe rajon, i lehtësuar nga këshillues, duke formuar një grup pune me synim përmirësimin e biznesit dhe sektorit, rritjen e punësimit, duke u bërë pjesë e zinxhirit të vlerës, për të performuar më mirë dhe për të krijuar grupime (cluster).
NA ka bërë të mundur përshtatjen e qasjes bërthamë sipas kontekstit të sipërmarrjes shqiptare.