
Fermer ulliri dhe prodhues i vajit të ullirit në Tiranë
Z. Hajdari, është anëtar i bërthamës së fermerëve të ullirit në zonën e Dajtit, zotëron sipërfaqe me ullishta, ku gjenden ullinj të rinj dhe të vjetër (600-3000 vjeçar). Një nga sfidat e identifikuara brenda në bërthamë, si pjesë e zinxhirit të vlerës, është eksporti i vajit të ullirit në tregjet e tjera, që do të thotë promovimi dhe gjetja e tregut rajonal Europian e më gjerë.
Z. Hajdari ka marrë pjesë në takimin B2B të organizuar nga Nucleus Albania me prodhuesit e vajit të ullirit, Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë së Ukrainës të përfaqëuar nga Znj. Elvira Sevostianenko si dhe nga sipërmarrës të zinxhirit të 3 supermarketeve më të fuqishëm në Ukrainë (Market – ATB, VARUS, BOOM).
“Ishte me mjaft rëndësi për fermerët dhe prodhuesit e vajit të ullirit në Shqipëri, sepse së bashku jemi më të fortë në arritjen e cilësisë dhe sasisë. Sasia e vajit të ullirit të prodhuar nga secili prej nesh është mjaft e ulët dhe për këtë arsye eksporti nuk është i mundur. Megjithatë, nga bashkëpunimi dhe nga të qënurit pjesë e Nucleus Albania të gjithë së bashku mund t’i eskportojmë produktet tona dhe për më tepër mund të na ofrohen mundësi për zvillimin e mëtejshëm të biznesit tonë” – thotë Z. Hajdari.