Fuqizimi i NMVM-ve nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të zhvillimit të biznesit në të gjithë Shqipërinë 2017-2020
Ky projekt është pjesë e projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rajonal dhe Ekonomik, Nxitja e Punësimit dhe Trajnimi i Arsimit Profesional “. Financuar nga Republika Federale Gjermane, Ministria Federale për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim, nëpërmjet “Deutsche Gesellschaft fuer Internationale Zussamenarbeit” (GIZ).
Objektivi: Fuqizimi i NMVM-ve përmes ofrimit të shërbimeve për zhvillimin e biznesit në të gjithë Shqipërinë me qëllim rritjen e numrit të NMVM-ve dhe punësimit.
Rezultatet e projektit: sondazhi i vlerësimit i realizuar për të parë efikasitetin e kontratës së shërbimit për realizimin e projektit është si më poshtë:
- 72% e NMVM-ve përgjegjëse kanë përmirësuar cilësinë e shërbimeve të tyre sipas produkteve përkatëse (Indikator 70 %).
- Rreth 60% e NMVM-ve kanë zgjeruar me sukses portofolin e produkteve të tyre.
- 64% e NMVM-ve kanë arritur të rrisin numrin e klintëve.
- 49.9% e NMVM-ve kanë rritur numrin e të të punësuarve (tregues 30%).
Zonat e synuara: Tirana, Durrës, Shkodër, Dibër, Elbasan, Lushnje, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Pogradec, Korçë.
Përfituesit: 1000 NMVM