Ekspertizë e jashtme mbi ngritjen e kapaciteteve në kuadër të projektit “ALMONIT – MTC” (Albania, Montenegro, Italy, Multimodal Transport Connectivity”. Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Objektivi: Rritja e kapaciteteve të stafit të institucioneve publike lokale, bizneseve si dhe banorëve të zonës mbi menaxhimin dhe operimin e kalatave.
Detyrat: Përgatitja e Manualit Menaxherial dhe Operacional për kalatat e Shkodrës, Shirokës dhe Zogaj. Përgatitja e 5 moduleve të trajnimit fokusuar në menaxhimin efektiv dhe efikas të kalatave. Realizimi i seancave të trajnimit mbi menaxhimin dhe operimin e kalatave.
Kohëzgjatja: Shtator 2022 – Qershor 2023
Zona e synuar: Shkodra
Përfituesit: Autoritetet publike lokale, rajonale dhe kombëtare, ofruesit e shërbimeve publike në infrastrukturë, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, qendrat e edukimit dhe shkollat si dhe banorët e zonës.