Ky projekt është financuar nga Republika Gjermane Federale, Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim nëpërmjet (GIZ).
Nucleus Albania është kontraktuar për ekspertizën e sigurisë ushqimore duke mbuluar të gjitha masat që duhen marrë në lidhje me furnizimin me ushqime dhe përgatitjen e tyre duke përfshirë proçedura dhe udhëzime specifike.
Objektivi: Asistencë teknike dhe trajnime për hotelerinë për t’i mbështetur në vënien në zbatim të protokolleve dhe udhëzimeve për Corona Virus (Covid – 19) për periudhën 07-08/2020. Masat e kualifikimit konsitojnë në një kurs 4 javorsh që përsëritet në formën e trajnimeve intensive, të cilat realizohen në Durrës, Shkodër, Tiranë me detyrat kryesore: organizimi i përgjithshëm, restorante/bare, pastrimi dhe kuzhina.
Detyrat: Pregatitja e manualit të sigurisë ushqimore; proçedurat specifike të sigurisë ushqimore në lidhje me të gjitha proceset që kanë të bëjnë me ushqimet siç janë listuar më lart duke përfshirë zonën e kuzhinës, furnizimin me ushqime si dhe çdo ndërlidhje tjetër përgjatë zinxhirit nga kuzhina tek zona e shërbimit; Pregatitja e materialeve të trajnimit, prezantime të shoqëruara me filmime dhe raste konkrete.
Zonat e synuara: Tiranë, Durrës, Shkodër
Përfituesit: 30 individë (staf) dhe strukturat hoteliere