Nucleus Albania është kontraktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) për ofrimin e dy ekspertizave si “Blue Growth Expert” dhe “Cross Innovation Expert”, (LIC).
4 helix + synon të forcojë dhe t’i japë energji të reja procesit të inovacionit ndërkombëtar të zonave të ekonomisë blu brenda tetë rajoneve detare të Mesdheut, duke mbështetur kapacitetin e tyre novator dhe kulturën krijuese.
Në fokus janë sektorët blu tradicionale, si peshkimi, ndërtimi anijeve, turizmi bregdetar dhe detar, por edhe nën sektorë në zhvillim, si akuakultura, bioteknologjia blu dhe ndërtimi i anijeve miqësore me mjedisin.
Projekti ofron trajnim dhe financim për NMVM-të dhe Start- Up-et e sektorit blu me qëllim të revolucionalizojë proceset, produktet ose shërbimet e tyre dhe të përmirësojnë strategjitë e tyre konkuruese përmes shkëmbimit të njohurive dhe novacionit.
4 helix+ stimulon, trajnon dhe financon novacionin krijues në sektorin e Ekonomisë Blu në zonën e Mesdheut. Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë boshllëqet ekzistuese midis tetë zonave të përzgjedhura detare, brenda katër rajoneve, nëpërmjet një qasje të hapur për të ndarë njohuritë, që rezultojnë nga bashkëpunimi me Industritë Kulturore Krijuese (IKK) si dhe agjentët e rinj të novacionit.