Nucleus Albania po zbaton projektin e financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në përmbushje të misionit strategjik “Shqipëria, një destinacion mikpritës, tërheqës dhe autentik, për zhvillim të qëndrueshëm të potencialeve ekonomike, natyrore dhe sociale të vendit”.
Objektivi:
Projekti me titull “Të ecim mes bukurive të natyrës, kulturës dhe trashëgimisë” promovon destinacionet, produktet dhe diversifikon ofertat turistike, nëpërmjet zhvillimit të turizmit natyror, kulturor, kulinar, nostalgjik, të aventurës etj. në zonën e Marikaj, Tiranë.
Kohëzgjatja: Prill – Dhjetor 2022