Vizioni
Të krijojë një mjedis të favorshëm, ku NMVM-të të jenë inovative në të menduarin dhe menaxhimin e biznesit të tyre, duke i shtuar vlerë biznesit të tyre nëpërmjet bashkëpunimit dhe veprimeve të përbashkëta. Si një rrjet jetësor dhe i fuqishëm i NMVM-ve, NA ka vërtetuar të ofrojë përfitime të prekshme ekonomike për anëtarët e saj dhe të krijojë një mjedis biznesi më të favorshëm për NMVM-të.
Misioni
Nucleus Albania ofron shërbime unike të bazuar në grup dhe të personalizuara për zhvillimin e biznesit në zonat urbane dhe rurale në të gjithë Shqipërinë. Me këshillimin interaktiv të bazuar në grupe (metoda bërthamë) NA po forcon me sukses NMVM-të të bëhen më konkurruese, të jenë lojtar aktiv në zinxhirin e vlerës, të përmirësojnë lidhjet e përbashkëta duke krijuar grupime (cluster).
Fokusi
Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme janë shtylla e ekonomisë Shqiptare pasi mbi 95% e ndërmarrjeve që veprojnë në Shqipëri i përkasin kategorisë së NMVM-ve. Është e nevojshme që ato të zhvillohen dhe fuqizohen si subjekte si dhe të bashkëpunojnë brënda sektorëve dhe midis tyre.