SHËRBIMET E NUCLEUS ALBANIA
Trajnime, konsulencë, asistencë teknike, organizim i eventeve promocionale, shkëmbim eksperience, studime, shërbime kërkimore për NMVM-të në të gjithë sektorët dhe nën sektorët si: Bujqësi (ulliri; pemë frutore; vreshtari; bletari, blegtori etj.); Agro – përpunim (vaj ulliri; fruta dhe perime; ushqime tradicionale etj.); Turizëm (hotele, shtëpi pritëse; llixha, restorante, agjenci turistike); Artizanat etj.
Ekspertiza e NA:
- Formimi i grupeve bazuar në mëtodën “bërthamë”, identifikimin e problemeve, gjetjen e zgjidhjeve si dhe organizimin e aktiviteteve. Vlerësimin e nevojave të trajnimit.
- Trajnim i trajnerëve/ trajnim këshilluesish/ konceptet dhe teknikat, aftësitë komunikuese.
- Zhvillim i planeve të biznesit (duke përdorur një model të thjeshtuar dhe të kontekstualizuar për sektorët si: bujqësia, agro përpunimi, turizmi, shërbime, etj.).
- Projektim i modeleve të biznesit bazuar në aftësitë e reja dhe në konkurrueshmërinë.
- Aftësitë analitike për biznesin, për analizimin e potencialeve dhe pengesave në sektorin ekonomik, kompetencat e gjetjes së informacionit përkatës të tregut.
- Aftësi të menaxhimit të grupit (moderim si dhe lehtësim të proceseve të dialogut, dinamikës në grup si dhe teknikave të zgjidhjes së konflikteve).
- Sondazhet e ndikimit të vlerësimeve për NMVM-të.
- Trajinim për ndërmjetësuesit e inovacionit si lidhje ndërmjet NMVM-ve dhe ofruesve të njohurive.
- Turizmi i kulturës, trashëgimisë dhe i aventurës duke përfshirë bizneset si pjesë e zinxhirit të vlerës.
- Organizimi i eventeve (panaire, vizita studimore – shkëmbim eksperience, takime B2B etj.).