Dita Kombëtare e Vajit të Ullirit
Nucleus Albania në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, TID Vlora, Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Vlorë, Shkollën Tregtare Vlorë, FED Invest dhe OTP Bank organizon Ditën Kombëtare të Vajit të Ullirit më 19 Qershor 2021 në sheshin pranë stadiumit Flamurtari, Vlorë.
Ulliri dhe vaji i ullirit janë kulturë dhe traditë mijëra vjeçare Shqiptare. Le të promovojmë së bashku vajin e ullirit Shqiptar, të shijojmë dhe njohim cilësitë e tij nëpërmjet mënyrës së shijimit të drejtuar nga antarë të Panelit Shqiptar të Shijimit, të shijojmë gatimet me vaj ulliri përgatitur nga duart e kuzhinierëve të ardhshëm të Shkollës Tregtare Vlorë, të motivojmë ndërlidhjen midis fermerëve, prodhuesve, institucioneve kërkimore dhe atyre financiare.
Programi i aktivitetit: 11:00 – 22:00
Panairi i vajit të ullirit
• Shijimi i gatimeve tipike me vaj ulliri përgatitur nga nxënësit e Shkollës Tregtare Vlorë
• Panel shijimi i vajit të ullirit gjatë gjithë ditës për konsumatorët përfshirë dhe fëmijët e shkollave
• Prezantim i skemave mbështetëse nga FED Invest dhe OTP Bank
• Prezantimi i Qendrës ABA dhe ABA Online
• Prezantim i teknologjive për ullishtarinë nga QTTB Vlorë
• Aktivitete krijuese me temë “Ulliri” për fëmijët e shkollave (piktura, punime kreative)
• Ekspozitë me foto të ullinjve shekullor
• Kërcime me kostume popullore
• Në mbrëmje panairi vizitohet nga përfaqësues të pushtetit qëndror dhe lokal