Realizimi i ditës kombëtare të vajit të ullirit
Nucleus Albania në bashkëpunim me Bashkia Vlorë, Dhoma Kombetare e Zejtarise, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujësore Vlorë, Shkolla Tregtare Vlore, Institucionet financiare FED invest dhe OTP Bank Albania, organizoi aktivitetin promovues të ullirit dhe vajit të ullirit në vazhdën e traditës së gjatë që ka organizimi i këtij aktiviteti. Aktiviteti u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural në Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Zoti Irfan Tareli. Mesazhi i këtij aktiviteti ishte promovimi i produkteve shqiptare, i gatimeve me vaj ulliri, i lidhjes së fermerëve dhe prodhuesve me institucione të kërkimit, lidhjes me institucione financiare që mbështesin këto grupe interesi për investime, inovacion dhe zgjerim, lidhje me institucione arsimore për t’u bërë promotor të transferimit të vlerave natyrore dhe kulturore tek brezi i ri.