Realizimi i takimit informues për projektin me banorët e Ndroqit.
Realizimi i takimit informues me banorët e Ndroqit rreth projektit me titull: Në kërkim të “thesarit” të fshehur në kokrrat e gjelbërta.
Projekti ka si qëllim ndërthurjen e natyrës me ushqimin e shëndetshëm dhe turizmin e natyrës, kombinimin e ecjes dhe pedalimit midis ullishtave me mundësinë për të mësuar rreth pasurisë natyrore mijëravjeçare, prodhimit dhe shijimit të vajrave të ullirit ekstra të virgjër vendas, gatimeve me bazë ulliri si dhe promovimin e atraksioneve turistike të zonës së Ndroqit.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë.