Realizimi i takimit të antarëve të Nucleus Albania me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj. Ekonomi.
Fermerët e ullirit dhe prodhuesit e vajit të ullirit shqiptar, antarë të Nucleus Albania u pritën në një takim nga zonja Milva Ekonomi, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku diskutuan për shqetësimet dhe problematikat që hasin këto biznese gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre duke filluar që nga mbjelljet, shërbimet e ullirit deri tek cilësia, ambalazhi, çmimi, tregu dhe eksporti i vajit të ullirit shqiptar. Ruajtja dhe shërbimi për ullinjtë shekullor, si vlerë natyrore dhe kulturore e Shqipërisë ishte në fokusin e diskutimit në këtë takim.
Bizneset diskutuan me opsione konkrete për zgjidhjen e problematikave të cilët u pritën me interes nga zonja Ekonomi dhe stafi drejtues i Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.Zonja Ekonomi i siguroi bizneset për komunikim të vazhdueshëm duke u bërë pjesë e tavolinave gjatë pregatitjes së politikave mbështetëse për këtë sektor si dhe duke shprehur përpjekjet që Qeveria Shqiptare po bën për të realizuar eksporte në sasi të vajit të ullirit shqiptar.
#mbeshtetje#sipermarrjes#ulliri#vajiullirit#bashkohu#meso#zhvillohu