Skema kombëtare e mbështetjes për fermerët 2022.
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural hap thirrjen për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2022.
Në këtë thirrje do të mbështeten 13 masa në sektorë të ndryshëm, që nga blegtoria, bletaria, serra, peshkimi, bimët mjekësore aromatike etj.
Udhëzimi gjendet i publikuar online në faqen e AZHBR sipas link-ut të mëposhtëm, ku mund të informoheni më tepër mbi detajet dhe mënyrën e aplikimit
Thirrja për aplikime do të qëndrojë e hapur nga data 25.02.2022 deri më 25.03.2022.