Trajnimi mbi “Fizioterapinë e aparatit respirator për të prekurit me COVID-19”!
Trajtimi i pacientëve të prekur me COVID-19 me anë të fizioterapisë, është tashmë një terapi mbështetëse e përdorur në të gjithë botën. Dje, me bërthamën e fizioterapisteve në Elbasan u zhvillua trajnimi lidhur me këtë shërbim të shtuar për fizioterapistët, kundrejt pacientëve të prekur me COVID-19. Një trajnim teoriko-praktik bazuar në eksperiencën e ndjekur në spitalet COVID-19 në Shqipëri, i cili u ndoq me shumë interes nga antarët e bërthamës, ku u njohen me protokollet dhe teknikat e trajtimit të pacientëve duke i ofruar këtyre të fundit një shërbim profesional dhe efikas. Faleminderit Orthomed Sport dhe Ilvi Begolli për mbështetjen e këtij aktiviteti. #Support#MSMEs#Connect#Learn#Grow