Projekti: Eco Connect – “Natyra dhe Ekonomia në Harmoni”
PROGRAMI ReLOaD
Projekti: Eco Connect – “Natyra dhe Ekonomia në Harmoni”
Aplikues: Nucleus Albania me mbështetjen e Bashkisë Tiranë
Zonat: Ndroq • Pinet • Sauqet • Shesh
Konteksti & Nevoja
Pse ky projekt?
- Ndroqi ka potencial të lartë për agroturizëm: ullishta, vreshta dhe biodiversitet.
- Ndryshimet klimatike po ndikojnë bujqësinë: temperatura/reshje, dëmtues e sëmundje të reja.
- Rritet nevoja për praktika të qëndrueshme (p.sh. përdorim i përgjegjshëm i pesticideve) dhe ruajtje e biodiversitetit.
- Diversifikimi i ofertës turistike sjell punësim dhe të ardhura të qëndrueshme për komunitetin.
- Kërkesa u identifikua në takime me Njësinë Administrative Ndroq dhe komunitetin (eksperienca 2022–2023).
Përmbledhje e projektit
Të dhëna kryesore
Vendi i zbatimit
Ndroq, Pinet, Sauqet, Shesh
Kohëzgjatja
5 muaj
Përfitues direkt
≈ 50 persona (40% gra)
Buxheti Total
1’200’000 ALL
Fusha prioritare
Ekonomia e qëndrueshme dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike.
Qasja jonë:
Nuk imponojmë; harmonizojmë, duke angazhuar palët e interesit që nga Dita 1, sigurojmë që projekti të udhëhiqet nga komuniteti.
Për info më të detajuar klikoni në linkun më poshtë:
Factsheet Eco Connect
Qëllimi & Objektivat
Qëllimi i përgjithshëm
Të zhvillohet dhe implementohet një model agroturistik i qëndrueshëm që integron bujqësinë, gastronominë dhe turizmin, me ruajtjen e biodiversitetit dhe përdorimin e përgjegjshëm të burimeve natyrore.
SO1: Shtigje agroturistike
- Krijimi & testimi i shtigjeve me përvoja unike në natyrë
- Promovim i praktikave të qëndrueshme përgjatë itinerarit
- Produkt inovativ që lidh atraksionet natyrore/kulturore
SO2: Fuqizim i komunitetit
- Trajnime për gratë & të rinjtë (guida, mikpritje, ekonomi e gjelbër)
- Rritje kapacitetesh për fermerë/agropërpunues/operatorë lokalë
- Mundësi punësimi dhe shërbime brenda itinerarit
Produkti inovativ: Shtegu Eco-Connect
Itinerari pilot
Ndroq → Pinet → Sauqet → Kodra e Djerrës → Liqenet e Sabielit → Çalabërzezë
- Rreth 15 km vështirësi e mesme
- Lidhje me shtegun ekzistues 12.5 km (Ndroq–Kala–Varosh–Pasmaçi–Zbarqe–Kërçukje)
- Përgjatë shtegut: ferma, bletari, agropërpunim, njësi akomodimi, trashëgimi lokale
- Harta + tabela informuese + Wikiloc
Aktivitetet & Afati (5 muaj)
Rrjedha e punës
A0 — Faza përgatitore
Identifikim target-grupe • Ditë informuese (Prezantimi i projektit)
A1 — Shtegu agroturistik
Përzgjedhje itinerari • Pastrimi + shenjëstrimi
• Harta + Wikiloc
• Testim ecjeje
• Promovim operatorësh
A2 — Trajnime & kapacitete
Bujqësi e qëndrueshme & klima • mikpritje & guida lokale
Eksperienca
Shtigje të identifikuara, shenjështruara, të testuara


Trajnime, Fuqizim & Përfshirje
Fokus te gratë dhe të rinjtë
Trajnimi 1 — Bujqësia e qëndrueshme
Efekti i ndryshimeve klimatike në sëmundshmërinë e bimëve;
- Metoda parandalimi dhe praktika miqësore me mjedisin;
- Përdorim i qëndrueshëm i pesticideve
Përdorimi i përgjegjshëm i pesticideve, produkt i regjistruar, dozë/koha sipas etiketës, rotacion i lëndëve vepruese, pajisje mbrojtëse.
Trajnimi 2 — Mikpritje & guida lokale
Si të presësh turist dhe të menaxhosh përvojën;
- Roli i guidave lokale në interpretimin e natyrës/biodiversitetit;
- Standardet bazë të shërbimit dhe komunikimit
Rezultatet e pritshme (TVO)
Tregues të matshëm dhe të verifikueshëm
Rezultati 1 — Itinerari/shtegu
Itinerari përzgjidhet & përshkruhet (muaji 1- 2) ;
• ≥10 operatorë lokalë përfshihen (muaji 2-3);
•Testim nga ≥15 pjesëmarrës (muaji 5);
• ≥80% feedback pozitiv (muaji 4 – 5)
Rezultati 2 — Kapacitete të rritura
2 trajnime për 20 pjesëmarrës total (50% gra & të rinj)
- ≥10 pjesëmarrës angazhohen aktivisht (muaji 2-5)
- ≥10 gra & të rinj ofrojnë shërbime në itinerar (muaji 4-5)
Rezultati 3 — Promovim & përfshirje
1 ecje e organizuar me ≥20 aktorë lokalë (muaji 5)
- ≥3 operatorë turistikë e përfshijnë itinerarin (muaji 5)
- ≥50 persona informohen përmes mediave/rrjeteve sociale (muaji 5)
Dukshmëria & Qëndrueshmëria
Si do ta bëjmë modelin të dukshëm dhe të qëndrueshëm:
Dukshmëria
Komunikim sistematik (rrjete sociale, website)
- Materiale informuese: fletëpalosje, postera, baner
- Harta + tabela informative përgjatë shtegut
- Publikim i itinerarit në Wikiloc
- Bashkëpunim me media lokale dhe operatorë turistikë
Qëndrueshmëria

Përfshirje e pushtetit vendor dhe aktorëve lokalë
- Guida lokale dhe shërbime nga gra & të rinj
- Praktika të qëndrueshme në bujqësi dhe interpretim i biodiversitetit
- Model i riprodhueshëm për zona të tjera

Zbatimi & Ekipi
Struktura e zbatimit
Partneritet & bashkëpunim
Njësia Administrative Ndroq & Bashkia Tiranë
- Fermerë, agropërpunues, shtëpi pritëse, artizanë
- Shkolla / institucione arsimore dhe operatorë turistikë
- Pjesëmarrje aktive e grave dhe të rinjve
Monitorim & raportim
Ndjekje e rregullt e indikatorëve (sasiore & cilësore)
- Monitorim mujor (ose sipas nevojës më shpesh)
- Dokumentim me foto/video dhe raporte teknike/financiare
Ekipi i planifikuar
Valbona Paluka -Menaxhere projekti
Eva Myftiu – Këshilluese
Inelda Baramaj -Shërbim financiar
Aleksandër Lila – Ekspert mjedisi
Fisnik Muça -Ekspert turizmi
Më poshtë do të gjeni një prezantim në Power Point në lidhje me projektin:
Eco-Connect: Natyra dhe Ekonomia ne Harmoni
