Projekti: Eco Connect “Natyra dhe Ekonomia në Harmoni” – Trajnimi “Bujqësia e qëndrueshme” zhvilluar më 19/03/2026 në Ndroq
Në datën 19/03/2026, u realizua trajnimi: “Bujqësia e qëndrueshme, efekti i ndryshimeve klimaterike në sëmundshmërinë në bimë, përdorimi i qëndrueshëm i pesticideve”.
Qëllimi: Rritja e aftësive të komunitetit për të përfituar nga turizmi rural për një ekonomi të qëndrueshme.
Temat kryesore që u trajtuan gjatë trajnimit ishin si më poshtë:
- Efekti i ndryshimeve klimaterike në sëmundshmërinë në bimë
- Metodat e parandalimit me një përdorim të qëndrueshëm të pesticideve
- Ndikimi i ndryshimeve klimatike në bujqësi
- Kushtet klimatike dhe përhapja e sëmundjeve të bimëve
- Sëmundjet kryesore të bimëve në kushte klimatike të ndryshuara
- Monitorimi dhe diagnostikimi i hershëm i sëmundjeve
- Parandalimi në mbrojtjen e bimëve
- Përdorimi i qëndrueshëm i pesticideve
- Menaxhimi i integruar i dëmtuesve dhe sëmundjeve (IPM)
- Rreziqet nga përdorimi i pakontrolluar i pesticideve
- Masat e sigurisë gjatë përdorimit të pesticideve
- Praktika të mira bujqësore për qëndrueshmërinë e fermës
- Kuadri ligjor për përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve













