Kontratë shërbimi

Blue biotechnology 2B-Blue
Titulli i projektit: Fuqizimi i komunitetit të Bioteknologjisë Blu në Mesdhe – 2B-BLUE i financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Programit Interreg Euro MED 2021 – 2027.
Kontratë shërbimi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit
Kohëzgjajtja: 7 muaj 09/08/2024 – 28/03/2025
Projekti synon të çojë në zbatim praktik kërkimin shkencor në bioteknologjinë blu, duke promovuar zgjidhje të bazuara në evidencë për komunitetin dhe industrinë. Ai forcon bashkëpunimin mes kërkimit, industrisë, institucioneve publike dhe aktorëve të tjerë, si edhe mbështet përmirësimin e politikave rajonale për qëndrueshmëri, inovacion dhe rritje kapacitetesh në hapësirën Euro-Mesdhetare.
Objektivi i përgjithshëm:
Të krijojë një kornizë analitike dhe praktike për sektorin e Bioteknologjisë Blu, që lehtëson testimin dhe zbatimin e zgjidhjeve premtuese përmes aktiviteteve pilot.
Objektivat specifike:
- hartëzimi i praktikave më të mira dhe aktorëve të Bioteknologjisë Blu;
- mbledhja dhe organizimi i informacionit dhe të dhënave për përshtatjen e aktiviteteve pilot;
- bashkëhartimi i një kornize për testimin e bioteknologjive blu dhe transferimin e njohurive.
Rezultatet:
- A1: databazë dinamike me hartë të praktikave më të mira dhe aktorëve të Bioteknologjisë Blu;
- B1: kontribut në mbledhjen dhe organizimin e informacionit dhe të dhënave për përshtatjen e aktiviteteve pilot;
- C1: bashkëhartimi i një kornize për testimin e Bioteknologjisë Blu dhe transferimin e njohurive.
