Ekspertizë shërbimi për Dukshmëri & Vizibilitet
Kontraktuesi: Nucleus Albania
Projekti: “Eco Connect – Natyra dhe ekonomia në harmoni”
Programi/Financuesi: ReLOaD – Bashkia Tiranë
Kohëzgjatja: 5 muaj (15/01/2026 – 15/06/2026)
1) Qëllimi dhe aktivitetet
Të sigurohet komunikim, dukshmëri dhe vizibilitet i projektit gjatë zbatimit, në përputhje me rregullat e identitetit vizual dhe kërkesat e programit/financuesit.
Aktivitetet:
- Dita informuese për prezantimin e projektit dhe mobilizimin e grupeve të interesit.
- Krijimi i itinerarit/shtegut agroturistik, Event testimi/përurimi:ecje në natyrë dhe vizita në pikat/atraksionet e itinerarit.përzgjedhje, përshkrim dhe përgatitje e hartës/infos (përfshirë hedhjen në platforma).
- Trajnimi 1: bujqësi e qëndrueshme/ndikimet klimatike dhe menaxhim i qëndrueshëm i pesticideve.
- Trajnimi 2: pritja e turistëve dhe përgatitja e guidave lokale.
2) Detyrat kryesore
- Përgatitje e materialeve informuese sipas rregullave të financuesit (logo, format, etj.): njoftime, poster, fletëpalosje.
- Menaxhim i komunikimit në rrjete sociale (Facebook/Instagram/LinkedIn) dhe koordinim i përmbajtjes (lajme, foto, video).
- Pasqyrim në Website të organizatës.
- Dokumentim foto/video gjatë aktiviteteve për përdorim në komunikim.
- Komunikim me media lokale kur ka evente kyçe (njoftim/press release).
3) Produktet minimale
- Përgatitje poster/baner + fletë palosje+ njoftim për media.
- Postime sipas cdo aktiviteti në website dhe rrjete sociale + foto/video të shkurtra sipas aktiviteteve + boosting.
- Album foto për çdo aktivitet + min. 2 video të shkurtra + linke publikimesh
4) Raportimi
Eksperti/ja raporton te Manaxheri i Projektit. Publikimet/materialet realizohen në koordinim dhe me miratim paraprak kur kërkohet.
5) Kualifikime minimale
- Eksperiencë në komunikim/PR/dukshmëri projektesh (avantazh projekte me financim publik/donator).
- Aftësi për përgatitje përmbajtjeje (tekst + vizuale) dhe menaxhim rrjetesh sociale/ëebsite.
- Portofol me punë të ngjashme.
6) Dokumentet në ofertë (shkurt)
- Oferta teknike (metodologji + plan pune 5-mujor)
- CV
- Oferta financiare (shuma totale për 5 muaj në Lekë)
7) Shpallja për prezantimin e ofertave do të bëhet në faqen zyrtare web. www.nucleus.al dhe do të qëndrojë e afishuar për një javë.
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në adresën Rruga “Reshit Collaku”, Pall. Bora, Shk.1/19 Tiranë deri më 25.02.2026.


































































































