Projekti: Eco Connect “Natyra dhe ekonomia në harmoni” 🌿 Realizimi i “Ditës Informuese” 27/02/2026 në Ndroq🌿
🌿 Më 27/02/2026 u zhvillua “Dita Informuese” për projektin Eco-Connect “Natyra dhe Ekonomia në Harmoni”, me pjesëmarrjen e 22 banorëve nga Njësia Administrative Ndroq: fermerë, amvisa, njësi akomoduese dhe të rinj nga fshatrat ku do të kalojë shtegu agroturistik Ndroq – Pinet – Sauqet – Liqenet e Sabielit -Çalabërzezë.
🌿 Gjatë takimit u prezantua projekti dhe mënyra e zbatimit të tij, ndërsa u shkëmbyen mendime dhe sugjerime konkrete rreth shtegut të projektuar, si edhe u ndanë përvoja dhe mësime të vlefshme nga shtegu i shënjuar në një pjesë tjetër të Ndroqit, si referencë për çfarë funksionon më mirë në terren.
🌿 Qasjet kryesore të projektit:
🌱 Agroturizëm i qëndrueshëm – lidh zhvillimin ekonomik lokal me ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit.
Qasje komunitare – komuniteti i Ndroqit, fermerët dhe familjet pritëse në qendër të zhvillimit.
Barazi gjinore & përfshirje sociale – fuqizim i grave, të rinjve dhe grupeve të pafavorizuara përmes roleve aktive dhe mundësive të punësimit.
📚 Zhvillim kapacitetesh – trajnime “tailor-made” për guida lokale, mikpritje, bujqësi dhe biodiversitet.
Turizëm natyre & aventure – identifikim, krijim, shenjëzim/markim i shtegut dhe zhvillim përvojash përgjatë itinerarit (ferma, bletari, atraksione natyrore e kulturore).
📍 Qasje digjitale & interpretim mjedisor – tabela informuese (hartë) dhe publikimi i itinerarit në Wikiloc për akses më të lehtë.
Partneritet & replikueshmëri – bashkëpunim me aktorë lokalë dhe ndërtim i një modeli që mund të zbatohet edhe në zona të tjera.
🎯 Projekti synon të zhvillojë një model agroturistik të qëndrueshëm në Ndroq, duke integruar turizmin e natyrës dhe aventurës me zhvillimin ekonomik lokal dhe mbrojtjen e mjedisit.
Përmes krijimit dhe shenjëzimit të një shtegu që lidh ullishtat, vreshtat, liqenet dhe atraksionet natyrore, kulturore e fetare, projekti promovon produktet lokale, traditat dhe biodiversitetin e zonës – me komunitetin si partner kryesor.
#EcoConnect #Agroturizëm #Ndroq #TurizëmiNatyrës #Biodiversitet Zhvillim Lokal, Komuniteti GratëDheTëRinjtë
Ky projekt do të zbatohet nga Nucleus Albania me mbështetjen financiare të @bashkiatirane, në kuadër të zbatimit të programit ReLOaD.









