Kontratë Shërbimi
Ekspertizë e jashtme mbi Ngritjen e Kapaciteteve në kuadër të projektit “ALMONIT – MTC” (Albania, Montenegro, Italy, Multimodal Transport Connectivity”. Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Objektivi: Rritja e kapaciteteve të stafit të institucioneve të pushtetit vendor, bizneseve si dhe banorëve të zonës mbi menaxhimin dhe operimin e kalatave.
Detyrat: Përgatitja e Manualit Menaxherial dhe Operacional për kalatat e Shkodrës, Shirokës dhe Zogaj.
Përgatitja e moduleve dhe realizimi i trajnimit fokusuar në menaxhimin efektiv dhe efikas të kalatave.
Kohëzgjatja: Shtator 2022 – Qershor 2023
Zona e synuar: Shkodra
Përfituesit: Autoritetet lokale, rajonale dhe kombëtare, ofruesit e shërbimeve publike në infrastrukturë, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, qendrat e edukimit dhe shkollat si dhe banorët e zonës.